Ilustrim

Stavileci: Fondi për Efiçiencë të Energjisë Nxit Zhvillimin Ekonomik

Ministri i MZhE-së, Blerand Stavileci, u shpreh se ky fond do të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik të vendit, duke krijuar vende të reja të punës.

Sipas Stavilecit, në Kosovë janë bërë hapa të mëdhenj për efiçiencë të energjisë me investime të mëdha në këtë drejtim.

“Ulja e faturave do të përfaqësojë kosto përfitimin me efekte pozitive në mjedis dhe do ta ushqejë zhvillimin ekonomik. Me zbatimin e këtyre masave të efiçiencës për pesë vitet e ardhshme do të bëhet hapja e 11,851 vendeve të reja pune”, u shpreh ministri Stavileci.

Ai përmendi se ky fond do ta ketë në fokus përmirësimin e Efiçiencës së Energjisë ndërsa pritet të mbështetet nga Banka Botërore dhe KfW.

Ministri tha se ky fond do të jetë alternativa më e mirë për ta mbuluar sektorin rezidencial dhe atë komercial që janë konsumatorët më të mëdhenj të energjisë në Kosovë.

Ai tha se korniza ligjore që e rregullon fushën e efiçiencës do të jetë gati në tremujorin e parë të vitit 2016 dhe se kjo do ta ulë koston e mbrojë mjedisin.

Bersant Disha nga kompania RECURA, prezantoi aspektin financiar dhe atë ligjor që duhet ta ketë ky fond.

Ai rekomandoi që Fondi për Efiçiencë të Energjisë duhet të jetë qarkullues dhe ta gëzojë statusin e vet juridik.

Ai theksoi se tashmë janë duke u përshtatur ligjet për zbatimin e direktivave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.