Foto: KALLXO.com

Stamenkoviq: Ne kemi guxim dhe vullnet të mirë për bashkëjetesën

Bojan Stamenkoviq ka thënë se ardhja e tij në pozitën e nënkryetarit të Komunës është shoqëruar me storie të ndryshme në media e sidomos kurset e gjuhës serbe dhe shqipe janë përcjellë me komente negative.

“Qëndroni dhe unë kemi edhe guxim edhe vullnet të mirë. Natyrisht aty këtu shfaqet ndonjë koment negativ, por ne nuk bazohemi në to. Besojmë në vlerat e vërteta dhe punojmë në atë drejtim”, ka thënë Stamenkoviq.

Ai ka folur edhe për kurset që ofron Komuna e Kamenicës, që ngrenë në nivel edhe më të lartë bashkëjetesën ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

“E dimë se Kamenica është shembull i mirë i bashkëjetesës dhe shumetnikë. Por, erdhëm në përfundimin se problemi kryesor është komunikimi. Për sa i përket gjeneratave më të vjetra, nuk kemi probleme, sepse shqiptarët e serbët e njihnin gjuhën e komshiut të tyre, por gjeneratat e reja, pas luftës, përgjatë këtyre 18 viteve, nuk kanë pasur shumë kontakte”, ka treguar ai.

Stamenkoviq tutje ka thënë se problem në Komunën e Kamenicës është largimi i  e të rinjve të të gjitha komuniteteve.

“Qëllimi ynë, dhe ajo  në të cilën po punojmë aktualisht, është fuqizimi i të rinjve, përmes programeve për hapje të bizneseve të reja kryesisht të lidhura me  prodhimet bujqësore. Kështu, presim që përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe donatorëve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të promovojmë  dhe përkrahim të rinjtë”, ka treguar ai.

Stamenkoviq ishte pjesëmarrës në serinë e debateve #debatpernime të organizuar në Kamenicë për bashkëjetesën etnike ndërmjet shqiptarëve, serbëve dhe romëve.