Stabilizohet Furnizimi me Rrymë

KOSTT bënë të ditur se ka rikthyer në punë nënstacionin Prishtina 1, dhe kështu ka njoftuar se është arritur stabilizimi në furnizim me energji elektrike.

“Sot më 26 dhjetor 2017, në ora 16:59 ka rënë nga puna transformatori TR 1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, si pasojë një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky nënstacion kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Ekipet e  mirëmbajtjes të KOSTT-it kanë dalë menjëherë në terren dhe ana 110 kV e TR 1 është kyçur ne ora 18:06, ana 35 kV e TR 1 është kyçur në ora 18:08, ndërsa ana 10 kV është kyçur në ora 18:24, duke e stabilizuar kështu furnizimin me energji elektrike nga Nënstacioni  Prishtina-1.

Shkaktar i rënies ishte dalja e nivelit distributiv 10 kV (J17)”, thuhet në deklaratën për media të KOSTT-it.