Ilustrim

Spanjë, shpëtohen mbi 300 migrantë në Detin Mesdhe

Autoritetet në Spanjë kanë njoftuar se kanë arritur të shpëtojnë 334 migrantë dhe kanë nxjerrë nga ujërat e Detit Mesdhe katër trupa të pajetë.

Shërbimet e shpëtimit kanë thënë se migrantët po udhëtonin nga Afrika për në Europë me nënte anije të ndryshme.

Në një anije, autoritetet spanjolle kanë gjetur katër trupa të pajetë, së bashku me 49 migrantë. Shërbimet e shpëtimit kanë thënë se shkaku i vdekjes së këtyre migrantëve ende nuk është përcaktuar.

Të shtyrë nga konfliktet e dhunshme dhe varfëria ekstreme, dhjetëra mijëra migrantë nga Afrika tentojnë të arrijnë në Europë çdo vit, duke kaluar Mesdheun. Shumica e anijeve me të cilat ata udhëtojnë nuk i plotësojnë kushtet për udhëtime të tilla dhe qindra migrantë humbin jetën çdo vit në Mesdhe.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 785 migrantë kanë humbur jetën këtë vit, në përpjekjet e tyre për të arritur në Europë përmes Mesdheut. (REL)