Pamje nga votimet në Maqedoni. Foto-Arkiva: MIA

Sot Zhvillohet Balotazhi në Maqedoni

Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni do të mbahet sot në 35 komuna, në 1.517 vendvotime ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë.

Në komunat e Shkupit: Çair, Saraj, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime.

Në 29 komunat e tjera në Maqedoni në rundin e dytë mund të votojnë 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime.

Rundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor kur u zgjodhën kryetari i Qytetit të Shkupit, kryetarët në 45 komuna dhe këshillat në Qytetin e Shkupit dhe të gjithë komunat.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni.

Të parat u mbajtën në vitin 1990, pastaj në vitin 1996, në vitin 2000, në vitin 2005, në vitin 2009 dhe të fundit në vitin 2013./21Media