Sot zgjedhjet në Degën e PDK-së në Drenas

Në Kuvendin Zgjedhor të degës së Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) në Drenas është duke u mbajtuar procesi zgjedhor për të kryetarin e kësaj partie.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nga radhët e PDK-së ka thënë së në garën për të parin e degës do të bëhet përzgjedhja pa ndikim nga askush.

Ai u shpreh se Drenasi do vazhdojë të mbetet bastion i PDK-së.

“Dega do të udhëheqet nga personaliteti që ju keni votuar pa ndikim nga jashtë as brenda dhe askush. Vota juaj vendos. Nuk pres ta ndihmojë askënd dhe nga meritat  e huaj të zgjidhet. Në fund njihemi me njëri- tjetrin. Të tjithë jeni të barabartë që te zgjidhni. Dega e PDK-së ne Drenas matet me vepra jo me fjalë. Dua ta përsëris, Drenasi moti është ë dekadën e re. Ju ftoj të zgjedhni më të mirin. Veseli na ka orfruar në investime në të gjitha fushat dhe jemi shpërblyer në vendet e para në nivelin qendror. Drenasi ishte dhe do të mbetet bastion i PDK-së”, tha ai.

I pranishëm është edhe ministri i Drejtesisë, Abelard Tahiri, ai tha Drenasi i ka qëndruar besnik PDK-së për 20 vite dhe që sipas tij, kjo parti ka marrë besimin e 5,000 anëtarëve.

“ Pa dyshim që sot për PDK është një ditë e veçantë pasi që Drenasi ka besuar për 20 vite, njëherë udhëheqjen e partisë nga Thaçi në ditë të mira dhe të këqija andaj është e rëndësishme dhe festë. Kemi marrë besimin e 5000 anetarëve dhe 260 delegatë këtu do të thotë shumë të cilët presin që ti përfaqësoni në mënyrë dinjitoze. Është e rendesishme që në këtë proces zgjedhor ka shumë njerez të ri qe i janë bashkuar Partisë Demokratike. Në Drenas ka 20 vite bashkë që është një temel i fuqishëm dhe ka qenë i rëndësishëm dhe duhet të vazhdojë edhe më tutje”, tha ministri nga radhët e PDK-së.

Kandidatë në garën për kryetar të degës së PDK-së në Drenas janë: Naim Bazaj, Sejdi Hoxha dhe Kushtrim Prenku.

Procesi zgjedhor po mbahet pa prezencën e mediave.