Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duke mohuar akuzat në një konferencë për shtyp në Tiranë më 17 tetor 2017. Foto: LSA

Sot Vendoset për Imunitetin e Saimir Tahirit

Sot sërish do të mblidhet Këshilli për Imunitetet dhe Mandatet për heqjen e imunitetit të  Saimir Tahirit.

Ka qenë ky vendimi që kryetari i këshillit, Gramoz Ruçi i ka komunikuar mbrojtjes së Tahirit në përfundim të mbledhjes, pasi ka dëgjuar pretendimet e të gjitha palëve, përfshirë të opozitës dhe prokurorëve.

Mbledhja filloi me avokatin e Tahirit, që kërkoi shtyrjen e marrjes së vendimit, duke deklaruar se, një mbrojtje e arsyeshme kërkon një afat kohor prej 3 ditësh.

Kjo kërkesë shkaktoi debat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.