Parashikimi i motit

Sot do të Ketë Ngritje të Temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të ketë ngritje graduale të temperaturave maksimale dhe intervale me diell.

Temperaturat në nivel vendi do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-18 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, sot do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 12m/s. /21Media