Prishtina. Foto: Kallxo.com

Sot Shumë Aktivitete Kundër Korrupsionit

Janë paralajmëruar për sot një varg aktivitetesh kundër korrupsionit në ditën ndërkombëtare që i kushtohet luftës kundër kësaj dukurie.

Para Teatrit Kombëtar në përfundim të Javës Kundër Korrupsionit dhe mbylljes së Tech Camp Kosovës do të flasin ambasadorët e vendeve të Quintit.

Koalicioni i organizatave joqeveritare që organizuan Javën Kundër Korrupsionit po para Teatrit Kombëtar do të zhvillojë aktivitetin kreativ “Pema e Korrupsionit”.

Edhe Ministria e Punëve të Brendshme do të zhvillojë një konferencë në lidhje me angazhimin e institutcioneve kosovare në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa performancë kundër korrupsionit ka paralajmëruar edh Lëvizja Fol.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do të ndajë çmime për garën e fotografive kundër korrupsionit, ndërsa Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në qendër të Prishtinës do të zhvillojë aktivitet vetëdijesues antikorrupsion.

Zhvillimet kundër korrupsionit do të përmbyllen me pjesëmarrjen e ambasadorit amerikan Greg Delawie në mbyllje të Tech Camp Kosovës që iu kushtua luftimit të korrupsionit në Ballkan.

Në Kosovë nga e shtuna e kaluar nisi Java Kundër Korrupsionit.