Bratislav Nikoliq, kryetar i komunës së Shtërpcës

Sot Shpallet Aktgjykimi për Kryetarin e Shtërpcës

Gjykata Themelore e Ferizajt sot do ta shpallë aktgjykimin ndaj kryetarit të komunës së Shtërpces, Bratislav Nikoliq dhe zyrtarit të prokurimit në këtë komunë, Agim Rexhepi.

Nikoliq e Rexhepi akuzohen në bashkëkryerje për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria i akuzon që të dy se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik të Kosovës, nuk kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare kur lidhur aneks-kontratë në vlerë prej 346 mijë euro me operatorin ekonomik “Albes”, duke tejkaluar kështu 10 % të vlerës së kontratës bazë prej një milion e gjysmë euro për ndërtimin e tri ndërtesave në Shtërpce, me të cilin kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.

http://kallxo.com/kryetari-i-shterpces-akuzohet-per-keqperdorim-te-detyres/