Sot shfaqet repriza e baletit ‘Andërr’

Baleti Kombëtar i Kosovës do të shfaqë sot në mbrëmje duke filluar nga ora 20:00 reprizën e shfaqjes, “Andërr” me libreto dhe koreografi të Kreshnik Musollit, balerin në trupën artistike të BKK-së.

“Andërr” është dhënë premierë dje në mbrëmje në skenën e TKK-së.

Shfaqja “Andërr” është një kombinim  stilesh vallëzimi dhe ndërtohet mbi përditshmërinë kur në thelb të trajtimin ka kohën, e cila humbet e nuk mund  të kthehet më.

Përveç kësaj edhe lakmia, xhelozia, janë thelbi i trajtimit të këtij baleti.

Ngjarja në shfaqje ndodh në një lagje, ku dëgjohet muzika Hip-Hop, brenda një komuniteti që jeton në lumturi e harmoni me shumë nevoja, por që  ëndrrat nuk ua zbeh asnjëherë synimin.