Librat - Foto: KALLXO.com

Sot shënohet Dita Botërore e Poezisë

Më mbarë Botën sot shënohet Dita Botërore e Poezisë, e shpallur nga UNESCO si e tillë më 21 mars 1999, gjatë punimeve të kongresit e 30-të të kësaj organizate në Paris.

Qëllimi i kësaj date ka promovimin e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike, njëkohësisht dhe ruajtjen, promovimin, dhe kthimin e kësaj gjinie në traditën gojore.

Përmes aktiviteteve kulturore Dita Botërore e Poezisë është konceptuar si një ftesë për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në nivel lokal e ndërkombëtar në institucione publike e private duke përfshirë këtu shkolla, bashki, muzeume, shoqata kulturore, shtëpi botuese etj.

Gjatë historisë njerëzore poezia ka luajtur një rol në kulturën e popujve. Në antikitete poezitë mësoheshin dhe recitoheshin kryesisht në ambiente publike.