Pamje nga një mbledhje e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

Sot pritet betimi i anëtarëve të KQZ-së

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës njofton se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së.

Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, pritet ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi.

Ndryshe partitë që nuk janë ftuar për të deleguar anëtar në KQZ, kanë paralajmëruar se do të mund të dërgojnë në kushtetuese çështjen e emërimit të anëtarëve për KQZ.

https://kallxo.com/ambasada-amerikane-kerkon-nga-thaci-ta-zhbllokoje-kqz-ne/

.