Sot përfundon pjesa e parë e testit të maturës 

Pjesa e dytë e testit fillon me datë 19 dhe zgjat deri më 22 qershor.

Sot nxënësit e rajonit të Pejës dhe Mitrovicës do t’i nënshtrohen pjesës së parë të testit të maturës, të cilët do të përgjigjen në pyetjet nga lëndët gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze.

Me sot përfundon edhe pjesa e parë e testit të maturës, për t’i hapur rrugë pjesës së dytë që nis më 19 e zgjat deri më 22 qershor.

Në pjesën e dytë, maturantët do të sfidojnë dituritë e tyre në në matematikë dhe lëndën zgjedhore, të cilën e kanë zgjedhur vet. Ndërkohë që vijon mbajtja e testit të maturës, Komisioni Shtetëror ka mbajtur mbledhjet e veta dhe ka ndërmarrë masa ndëshkimi për nxënës e administratorë.