Sot përballja e Feronikelit me Slovan Bratislavën

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli sot do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj kampionit sllovak, Slovan Bratislava.

Feronikeli mbrëmë mbajti stërvitjet e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” para ndeshjes ndaj Slovan Bratislavës.

Ndërsa, trajneri Zekirija Ramadani tha se skuadra është përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe duke parë edhe rezultatin e ndeshjes së parë, “Nikli” ka shanset e veta për një kualifikim të mundshëm në raundin tjetër.

Ndeshja e kthimit ndërmjet “Niklit” dhe Slovan Bratislavës do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00. Në duelin e parë, ekipi nga Drenasi ka pësuar humbje, me rezultat 1:2.

Ndeshja e sotme është rëndësishme për kualifikimin në raundin e tretë të Ligës Evropa, ku në rast fitoreje, Feronikeli do të shkruajë historinë, pasi asnjë klub nga Kosova deri më tash nuk e ka arritur një gjë të tillë./21Media