Një qytetar duke votuar - Foto: Atdhe Mulla

Sot nis fushata zgjedhore në veri

Pas përmbylljes së afatit për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, sot nis fushata zgjedhore.

Gjatë kësaj fushate, e cila do të zgjasë deri më 17 maj, subjektet politike kanë të drejtë që të organizojnë tubimet e tyre.

KQZ ka angazhuar 670 komisionarë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri që do të mbahen më 19 maj.

Komisionarët do të angazhohen në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotime.

Të drejtë vote në Mitrovicën Veriore kanë 22.242 persona, në Leposaviq 18.390, në Zveçan 9.276 dhe në Zubin Potok 8.612.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore pas dorëheqjes që kryetarëve serbë dhënë në shenjë proteste për taksën ndaj mallrave serbe.