Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Sot, Mot me Vranësira dhe Shi

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të cilat në pjesën e parë të ditës do të sjellin riga shiu që me kalimin e kohës mund të kalojnë në reshje shiu të përcjella me bubullimë.

Temperaturat, po ashtu do te ndryshojnë nga java e kaluar ato do të sillën në mes 3 e 16 gradë celsius.

Nesër pritet që reshjet e shiut të jenë më intensive, kurse  edhe temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta, ato do të lëvizin në mes 2 e 9 gradë celsius.

Në pjesën e dytë të javës  pritet të ketë më pak vranësira, mirëpo temperaturat do të jenë të ulëta.

Në mëngjes ato do të sillën në mes minus  2 e 1 gradë celsius, ndërsa maksimalja ditore do të sillet rreth 11 gradë celsius./21Media