Sot Manifestimi i Opozitës në Prizren
Opozita këto marrëveshje me manifestime nisi t’i kundërshtojë në Prishtinë më 28 nëntor, për të vazhduar pastaj me manifestime të ngjashme në Gjakovë, Gjilan, Pejë, Malishevë.
Manifestimet nëpër komuna i përmendi në një konferencë për shtyp Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së më 1 dhjetor.
Policia dhe organizatorët, përveç për manifestimin e fundit në Malishevë, kanë dhënë shifra të ndryshme për punën e pjesëmarrëve. Që nga nënshkrimi i marrëveshjeve për asociacionin e demarkacionin në Bruksel e Vjenë më 25 e 26 gusht, opozita po kërkon që qeveria të tërheqë nënshkrimet nga këto y marrëveshje.
Me qëllim të presionit mbi ekzekutivin, tri subjektet opozitare po mundohen ta pengojnë punën e Kuvendit, duke hedhur aty gaz lotsjellës për ndërprerjen e seancave që nga muaji tetor i këtij viti.
Megjithatë, Kuvendi ka arritur që edhe në rrethana të vështirësura të miratojë disa ligje dhe të zhvillojë pa opozitën disa seanca.
Për aktivizim të gazit lotsjellës në Kuvend deri tash janë arrestuar dhe u janë shqiptuar masa të ndryshme sigurie 13 deputetëve të opozitës.