'Sot Jo’, Zyrtari i Ambasadës Turke nuk Komenton Deportimin e Shtetasve Turq

Ambasada e Turqisë në Kosovë nuk është deklaruar lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova dje, për të cilët ende ka dyshime lidhur me vendodhjen e tyre .

Ky deportim që sipas deklaratave të krerëve të shtetit u bë pa lejen e tyre, solli reagime të shumta nga deputetë, zyrtarë e qytetarë që rezultuan edhe me shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Kryetarin e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Driton Gashi.

Megjithatë nga Ambasada e Turqisë në Kosovë nuk ka janë dhënë prononcime lidhur me këtë.

Gazetarja e KALLXO.com që tentoi të marrë një prononcim nga një zyrtar i Ambasadës Turke i cili u përgjigj shkurt me ‘Sot Jo’.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës sot takuan familjarët e shtetasve turq të deportuar.

http://kallxo.com/zyrtare-te-qeverise-takojne-familjaret-e-shtetasve-turq/