Sot Inaugurimi i Thaçit President

Përderisa Thaçi po e mbante fjalimin presidencial, Policia ka arrestuar një person në tentativën e tij për ta hedhur një bo0mbolë të gazit lotsjellës.

skena

Hashim Thaçi mban fjalimin presidencial para mysafirëve në sheshin ‘Skënderbeu”:

“Për mua kjo ditë është e veçantë”.

“Si e gjithë gjenerata ime, jam rritur me sfidat që ka kaluar populli i Kosovës”.

“Kam emocione që në këtë shesh t’ju drejtohem si President i Republikës së Kosovës. Si student, në këtë shesh kam demonstruar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Kemi humbur shekuj e epoka, nuk kemi kohë për të humbur”.

“Tash e 17 vjet jemi të lirë, nuk kemi më asnjë ditë, muaj e vit për t’ia falur urrejtjes, vuajtjes e historisë së gjakut”.

“Si President, nuk dua ta marr mantelin e një heroi. Dua të ju them se jam vetëm President i heronjve. Herto sot është punëtori, është veterani që dha gjithçka për atdheun pa pyetur për shpërblim, pa menduar për rrezik, i burgosuri që dha shumë vite për rend demokratik”.

“Sot hero është minoritari që ka vendosur të jetojë në Kosovë. Kosova nuk është e një bashkësie etnike më shumë e një e tjetri më pak. Kosova është e të gjithëve”.

Janë katër çështje që dua t’i përmend si program fillestar

E para: në sistemin tonë demokratik, Presidenti është garantues i kushtetutshmërisë. Simbolet janë fuqi sepse kanë domethënien e tyre. Do të punoj shumë për forcimin e identiteti tonë shtetëror.

Si roje e Kushtetutës do të jem i paanshëm politikisht, do të ofroj agjendë pa dallime partiake.

Do të luaj rol kushtetues në afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ndryshime tektonike po përshkojnë kontinentin tonë.

Vala e refugjatëve nga zonat e luftës, radikalizmi dhe terrorizmi janë sfidat që po testojnë çdo shtet. Kosova do të jetë hallkë e fortë e zinxhirit anti-terrorist.

Nuk do të ketë kompromis me ata që rrezikojnë sigurinë në botë.

Duhet ta vazhdojmë dialogun me Serbinë.

Edhe në momentet më të vështira, edhe në bisedat më të rënda, mos t’i dorëzohemi dëshpërimit e urrejtjes.

Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë nga normalizimi i marrëdhënieve në fazën e pajtimit të plotë. Jam i bindur se pajtimi do të ndodh.

Marrëveshja e Brukselit nuk është një ishull. Ajo solli relaksim të raporteve në gjithë rajonin. Sot Ballkani është ndryshe, secili komunikon me secilin.

Për shumë qytetarë, politika është bërë monotone.

Do të punojmë që transicioni ekonomik të shkojë me hapa aq të shpejtë, sikur edhe transicioni politik.

Duhet të jemi në gjendje të krijojmë mirëqenie për të gjithë qytetarët.

Lokalet në qendër të Prishtinës qëndrojnë të mbyllura në pritje të përfundimit të ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Hashim Thaçi.

lokal1 lokal2

Nën tingujt e Himnit të Kosovës, dy bombola të gazit lotsjellës janë hedhur në afërsi të vendit ku po mbahet inaugurimi i Presidentit Hashim Thaçi.

Ndërkohë, ish Presidentja Atifete Jahjaga ia dorëzoi Presidentit Hashim Thaçi, Kushtetuën e Republikës së Kosovës, si ‘simbol i marrjes së detyrës’.

“I nderuar President, ua dorëzoj  Kushtetutën e Republikës së Kosovës që përcakton ardhmërinë e Kosovës si shtet i lirë e i pavarur, demokratik e paqedashës. Kam mbrojtur këtë Kushtetutë me tërë qenien time”, i tha Jahjaga Thaçit.

“Mbroje këtë Kushtetutë të shtetit tonë dhe synoje qëllimin që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit”, tha Jahjaga duke e dorëzuar dokumentin më të lartë të shtetit te pasardhësi i saj në krye të shtetit.

Hashim Thaçi duke iu drejtua Jahjagës me “e nderuara Presidente” tha se do të jetë gardian dhe roje e kushtetutës dhe i të drejtave të qytetarëve të Kosovës.

Fillon ceremonia e inaugurimit të Presidentit.

Presidentët Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi dolën nga ndërtesa e Presidencës.

Garda e FSK-së e rreshtuar në shesh ia dha raportimin e parë Hashim Thaçit si President i vendit.

Përfundojnë kontrollimet me skanerë në shesh. Nuk ka më të ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Thaçit që presin për kontroll.

kontroll

Gaz lotsjellës edhe në vendin ku do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentit.

gaz1

Në sheshin ‘Nëna Tereze’, krejt afër vendit ku pritet të fillojë ceremonia e inaugurimit të Preisdentit, është gjuajtur gaz lotsjellës nga persona që për momentin mbeten të panjohur.

—-

Dy kryetarë komunash arrijnë në ceremoni. Gazmend Muhaxheri e Muharrem Svarça drejtojnë komunat e Pejës dhe Ferizajt, ndërsa i takojnë LDK-së.

muhaxheri

Para ndërtesës së qeverisë janë krijuar kolona të njerëzve që po kontrollohen para ceremonisë së inaugurimit të Thaçit President me skanerët e nxjerrë jashtë objektit.

skanim1 skanim3 skanimi2

Kështu duket zarfi për të ftuarit e ceremonisë së inaugurimit të Thaçitftesa

Qendra e Prishtinës ka hyrë sot para dite në një ‘regjim’ të ashpër të kontrollit policor për shkak të ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Hashim Thaçi.

Rrugët që shpijnë në qendër të Prishtinës janë bllokuar që nga ora 9 ndërsa vozitësit duhet të gjejnë rrugë alternative për destinacionet e tyre.

Ndërkohë që përgatitjet për fillimin e ceremonisë janë drejt fundit, gazetarët janë tubuar në një sallë në ndërtesën e qeverisë, aty ku është shtruar një tavolinë me ushqim e pijë freskuese, ndërsa sigurimi ka nxjerrë skanerët kontrollues jashtë ndërtesës për t’i kryer procedurat e sigurimit për ata që hyjnë në ndërtesat e institucioneve.

pritja1 rruga1 rruga2 sheshi1 skanerat1

Ceremonia e inaugurimit e ndryshme nga të tjerat më parë është paraparë të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” aty ku janë të vendosura institucionet kryesore të shtetit.

Për këtë ceremoni që pritet të fillojë në orën 11:00 do të marrin pjesë të ftuar nga shtete të ndryshme, prandaj janë marrë masa sigurie.

Të gjitha bizneset në rrugët “Qamil Hoxha” dhe “Rexhep Luci” nesër që nga mëngjesi e deri në përfundim të ceremonisë së inaugurimit të presidentit Hashim Thaçi nuk do të lejohen të punojnë.

Po ashtu, nuk do t’u lejohet të punojnë as bizneset që gjenden në zonën ndërmjet rrugës ku është kinemaja “ABC” e deri te Kuvendi i Kosovës.

Dje Hashim Thaçi në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës ku mungoi opozita u betua si President i vendit.

http://kallxo.com/sot-betohet-thaci-per-president/

Megjithatë, disa aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” gjuajtën gur drejt kësaj ndërtese, duke goditur dhe thyer edhe një xham të sallës ku po mbahej ceremonia e betimit dhe fjalimi i parë i Thaçit si i pari i shtetit.

http://kallxo.com/mjetet-te-cilat-u-sulmua-kuvendi/