Zgjedhjet | Foto: Atdhe Mulla

Sot Heshtja Zgjedhore

Nga mesnata ka nisur heshtja zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen në 19 komuna.

Kandidatët për kryetarë që do të ndeshen nesër në balotazh i patën pesë ditë për shfaqjen e programeve të tyre, ndërsa tash do të presin se si ato programe do të vlerësohen nga votuesi.

Për dallim nga komunat tjera, në Partesh do të zhvillohen zgjedhjet edhe për asamblistë, pasi raundi i parë i zgjedhjeve në këtë komunë u anulua.

http://kallxo.com/anulohen-zgjedhjet-ne-partesh/

KQZ tanimë ka bërë të gjitha përgatitjet dhe sot pritet të shpërndahen materialet josensitive nëpër qendrat komunale.

Përgatitjet për të ofruar siguri në ditën e zgjedhjeve i ka bërë edhe Policia e Kosovë, ndërsa zyrat e Avokatit të Popullit do të jenë të hapura për ndonjë ankesë gjatë procesit zgjedhor.

http://kallxo.com/policia-plan-operativ-per-zgjedhjet-te-dielen/