Sot Fjalimi i Jahjagës dhe Vazhdimi i Seancës

Sot Presidentja Jahjaga do t’u drejtohet deputetëve të Kosovës në fjalimin e saj vjetor, ndërsa pritet të vazhdojë edhe seanca e ndërprerë.

Presidentja Jahjaga sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të mbajë fjalimin e saj të përvitshëm, në një kohë kur tensionet mes pozitës e opozitës janë në nivel të lartë.

Për sot pritet edhe të vazhdojë seanca e ndërprerë e Kuvendit të hënën, e cila u shty pasi nuk pati kuorum për t’u votuar tetë anëtarët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Që nga nisja e sesionit vjeshtor, pasi po kërkon tërheqjet e nënshkrimeve të qeverisë nga marrëveshjet për asociacionin dhe demarkacionin të nënshkruara në Bruksel e Vjenë më 25 e 26 gusht.

Për shkak të aktivizimit të gazit lotsjellës nëpër seanca të Kuvendit, deri tash janë arrestuar 13 deputetë të opozitës.

Dje ndaj katër prej tyre-Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit e Faton Topallit u ngrit aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nën akuzat për përdorim armësh dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.