Sot Fillon “Java për Kompensimin e Viktimave të Krimit”

Për herë të tetë me radhë sot pritet të filloj “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, e cila organizohet Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit. Siç njofton Zyra e Kryeprokurorit, në këtë ceremoni do marrin pjesë krerët më të larët të shtetit, i pranishëm prite të edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delavie.

Ndër temat kryesore që pritet të diskutohen, do jetë ajo për kompensimin e viktimave të krimit. Lidhur me rolin e kompensimit të viktimave do flasë kryetarja e komisionit Nesrin Lushta. Ndërsa, për rolin e mbrojtësit të viktimave në realizimin e të drejtës për kompensim  do të flasë Gena Castro Rodriguez, Mbrojtëse e Viktimave, Prokuroria e Qarkut nga San Francisko.

Temë tjetër për të cilën do ët prezantojë Sevdije Morina, zv.Kryeprokurore e Shtetit, do jetë ajo për  viktimat e dhunës dhe trajtimi i tyre në procesin penal. Kurse për praktikat e trajtimit të këtyre rasteve në ShBA do të flasë Elizabeth Aguilar Tarchi- Prokurore, Prokuroria e Qarkut, San Francisko.

Në kuadër të aktivitetit “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, do trajtohen edhe një sërë temash që ndërlidhen  me rolin e gjyqësorit dhe prokurorisë në trajtimin e rasteve të dhunës ën familje, etj..

http://kallxo.com/lansohet-programi-per-kompensimin-e-viktimave-te-krimit/