Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Sot Dekretohen Gjyqtarët dhe Prokurorët nga Pakicat

Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet joshumicë në Republikën e Kosovës do të bëhet sot nga Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

Sipas një deklarate të Presidencës, dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i ndërmarrin për të arritur  një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore.

Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015.

Ndryshe, javën e kaluar kishte dështuar dekretimi i 42 gjyqtarëve dhe 14 prokurorëve nga komunitetet joshumicë pasi që kandidatët nuk shkuan për dekretim të Presidenti Thaçi.

Sipas një njoftimi të Presidencës, ata u penguan nga Serbia. /21Media