FOTO FFK

Sot ceremonia e varrimit të legjendës së futbollit

Sot do t’ i jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

Vokrri ka vdekur dje në moshën 57 vjeçare.

Aktivitetet organizohen nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Nga ora 12:00 -13:00 bëhen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Në ora 14:00 mbahet mbledhje komemorative në Sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.

Në ora 17:00 bëhet varrimi në varrezat e qytetit të Prishtinës, në lagjen “Arbëria”. /21Media