Salla e mbledhjeve | Foto: Kuvendi i Kosovës

Sot Arsim Bajrami në Interpelancë për Arsimin

Arsim Bajrami sot do të shpjegojë para deputetëve gjendjen e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë.

Interpelancën e ministrit të Arsimit e ka kërkuar deputeti i “Vetëvendosjes” Sami Kurteshi i mbështetur nga 15 deputetë tjerë.

Interpelanca po ndodh pasi Kosova në testin PISA të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar doli shumë keq, duke u renditur në tre vendet e fundit mes 72 shteteve.

Në testin PISA  u vlerësuan njohuritë në matematikë, shkenca e lexim të disa prej nxënësve kosovarë që kanë mbushur 15 vjet.

http://kallxo.com/testi-pisa-77-e-nxenesve-15-vjec-sdine-lexim/

Arsim Bajrami në lidhje me deklaratat për testin PISA në krypometër-produktin e KALLXO.com që mat vërtetësinë e deklaratave publike, u vlerësua se ndërroi qëndrimin.

Rezultatet e PISA-s për Kosovën Tronditin por Nuk Çuditin

Në Kuvend përveç interpelancës së arsimit është paraparë mes tjerash edhe debati parlamentar lidhur me arrestimet e Lëvizjes “Vetëvendosje”, i kërkuar nga deputeti i këtij subjekti Glauk Konjufca dhe nëntë deputetë tjerë.

Në Kuvend do të shqyrtohet në lexim të parë edhe Projektligji për Legalizimin e Armëve.