Sot afati i fundit i Agjencisë për Akreditim për aplikim në ENQA

Agjencioni i Akreditimit të Kosovës (AAK) sot e ka afatin e fundit për aplikim në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë e njohur si ENQA, në mënyrë që ta ruajë antarësinë e saj në këtë organizatë.

U.d drejtori i Agjencionit të Akredimit të Kosovës, Avni Gashi ka konfirmuar për KALLXO.com se sot është afati i fundit i Kosovës për aplikim në këtë organizatë.

“Ne jemi duke punuar shumë për momentin sepse sot është afati i fundit për aplikim në ENQA. Nesë pranohemi në ENQA është një hap pozitiv për ri antarësim në EQAR, pasi kjo na hap rrugët për aty, pra vendimi i ENQA-s na mundëson ri-antarësimin në EQAR që do të bëhet tek pas një viti”, tha Gashi për KALLXO.com.

Në lidhje më këtë aplikim ditë më parë Agjencioni i Akreditimi të Kosovës kishte publikuar raportin e vetëvlerësimit, ku të ftuar ishin përfaqësues të të gjitha instuticioneve akademike, shoqëria civile dhe përfaqësues të BE-së.

https://kallxo.com/optimizem-rreth-ri-anetaresimit-te-kosoves-ne-eqar/

Në shkurt të këtij viti një organizatë ndërkombëtare, ‘European Quality Assurance Register for Higher Education’ (EQAR), e kishte përjashtuar Agjencinë Kosovare të Akreditimit nga anëtarësia për shkak të shkarkimit të bordit të kësaj agjencie që ishte bërë me kërkesë të Kryeministrit, Ramush Haradinaj.

http://kallxo.com/agjencia-kosovare-e-akreditimit-perjashtohet-nga-nje-organizate-nderkombetare/