Sonte në ‘Jeta në Kosovë’: Si Fitohen Tenderët në Kosovë?

Sonte në RTK, në orën 20:15, do të transmetohet debati rreth raportit vjetor i BIRN/ Internews Kosova për prokurimin publik për vitin 2015.

Në këtë debat, drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe rendit, gjykatës, prokurorë si dhe të agjensive mbikëqyrëse të prokurimit në vend do të flasin për të gjeturat e raportit.

Raporti i titulluar “Nder me Tenderë” përfshin elemente shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me shpenzimin e parasë publike nga ana e institucioneve lokale, qendrore dhe atyre të pavarura brenda 12 mujorit të kaluar.

Dokumenti është i ndarë në 8 kategori dhe përfshin 169 autoritete kontraktuese, të cilat kanë zhvilluar procedura përmes prokurimit.