Sonte në ‘Jeta në Kosovë’: Lumbardhi pa Gypa

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ do të transmetohet një debat rreth çështjes së iniciativës për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lumbardh të Pejës.

Në këtë debat, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Komunës së Pejës, Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe përfaqësues të shoqërisë civile flasin për rreziqet që bart mbi vete ideja për ndërtimin e hidrocentralit mbi Lumbardh nga kompania KELKOS.

Në këtë debat marrin pjesë: Fatmir Matoshi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës; Afrim Ajvazi nga ZRrE; Adriatik Gacaferi nga shoqëria civile dhe Viktor Berishaj, hulumtues.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet në RTK në orën 20:15 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com. Repriza të hënën në mesditë.