Sonte në ‘Drejtësia në Kosovë’: Ish- Ministrit i Parashkruhet Lënda

Ndjekja e mëtutjeshme penale ndaj tij siç del nga hulumtimi i”Drejtësia në Kosovë”,  tanimë ka marrë fund, pasi që veprat penale që i ngarkoheshin janë parashkruar përfundimisht më 30 janar të këtij viti.

Sipas të gjeturave nga hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë”, del se vepra penale që i ngarkohej Haraqisë është parashkruar gjatë rrugëtimit të lëndës nga Gjykata Themelore për në Gjykatën e Apelit.

Hulumtimi dëshmon se ky rrugëtim nga Themelorja për në Apel ka zgjatur plot 57 ditë përkundër faktit se dy gjykatat fizikisht i ndan vetëm një muri në mes.

Bashkë me Haraqinë të gjykuar në këtë çështje janë edhe ish-ministri Valton Beqiri, Nehat Fejza pronar i kompanisë “Concordia Pictures”, dhe Armond Morina pronar i kompanisë “Morina Films”.

Hulumtimi nxjerr në pah paaftësinë e gjyqësorit që të nxjerrë një vendim meritor për ish ministrin e kulturës Astrit Haraqija, i cili në dhjetor të vitit të kaluar ishte gjetur për të dytën herë fajtorë dhe ishte dënuar me një vit burgim me kusht.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet në RTK çdo të premten në orën 22:20 ndërsa repriza të hënën në mesditë.