Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump gjatë një adresimi nga Zyra Ovale. Fotografi nga arkivi.

Sondazhi: Shumica e amerikanëve mendojnë se Trump është racist

Një sondazh i Universitetit Quinnipiac këtë javë tregon se shumica e votuesve apo 51% besojnë se presidenti Donald Trump është racist.

Ndërsa 45% thonë se ai nuk është, raporton CNN.

Për kundërshtarët e presidentit, ky sondazh mund të mos jetë befasues. Por mendoni për këtë për një sekondë. Kjo nuk është vetëm opozita normale që ju prisni për një president. Kjo është një shumicë e votuesve që thonë se presidenti i tyre është racist.

Krahasoni këto numra me një sondazh të Harris nga shtatori 1968. Ish-guvernatori i Alabamas, George Wallace, një segregacionist, ishte duke kandiduar për president si kundërshtar i lëvizjes së të Drejtave Civile. Ndërsa bëri fushatë, 41% ranë dakord kur u pyetën nëse Wallace ishte racist. Kurse 40% që nuk pajtoheshin me këtë.

Ju mund të thoni që më shumë votues besojnë se Trump është racist sesa besohej se sa ishte një segrecionist që kandidonte për president në vitin 1968.

Ndoshta, një lajm i mirë për Trump në këto numra është se ato janë mjaft të qëndrueshme. Edhe para komenteve më të fundit të Trump, shumë votues menduan se ai ishte racist.

Në verën e vitit 2018, 49% e votuesve thanë se Trump ishte racist në një sondazh të Quinnipiac. Kjo ishte pak më e lartë se 47% që thanë se nuk ishte racist.