SMS-të Mbeten si Prova në Rastin Limaj

Kjo ndodhi pasi prokurori përfundoi marrjen në pyetje të ish-kryetarit të Gjilanit, ndërsa kryetarja e trupit gjykues e caktoi më 25 mars vazhdimin e dëshmisë së tij.

Mustafa kërkoi një tjetër datë kur ishte i lirë për t’iu përgjigjur ftesës së gjykatës.

Gjykata pastaj caktoi më 12 e 14 prill seancat e radhës së gjykimit të Fatmir Limajt dhe 4 personave të tjerë.

Edhe pse gjyqtarja në gjykimin e Limajt caktoi të premten si vazhdim të dëshmisë së Mustafës, ai tha se atë ditë është i zënë.

12:01

Kryetarja e trupit gjykues në rastin Limaj kërkoi që të nderohen viktimat e Brukselit.

Ajo propozoi që në orën 12:00 të mbahen dy minuta heshtje për ata që pësuan nga sulmet e djeshme në Bruksel.

Pastaj këta dy minuta heshtje edhe u mbajtën.

11:25

Në seancën e gjykimit të tij dhe 4 personave tjerë Fatmir Limaj i kërkoi prokurorit kryerjen e punës së tij.

Kërkoj nga prokurori që të mos merret me politikë, por ta kryej punën e tij, “ tha Limaj.

Prokurori është duke e marrë në pyetje sot ish-kryetarin e Gjilanit Qemalj Mustafën, në lidhje me disa sms që Mustafa kishte shkëmbyer me ish-biznesmenin Mehmet Shkodra.

Gjatë dëshmisë së djeshme të tij dëshmitari Mustafa e kishte konsideruar Shkodrën militant të PDK-së, parti së cilës i takonte Limaj në kohën për të cilën po akuzohet si ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit.

11:05

Në gjykimin e Fatmir Limajt gjykata refuzoi kërkesën e avokatit Tahir Rrecaj për mospranimin e sms-ve si prova.

Bëhej fjalë për sms-të që ish-kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa shkëmbeu me ish-biznesmenin gjilanas Mehmet Shkodra, i cili kërkonte që me anë të Mustafës t’i mundësohej një takim me ish-ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit Fatmir Limaj.

Në njërin nga këta sms, sipas prokurorisë Shkodra i shkruante Mustafës se nëse nuk i mundësohej një takim me Limajn për të folur rreth tenderëve të rrugëve, ai do t’i bënte publike ato që dinte, pas saktësuar çfarë.

Mustafa i përgjigjej po me sms se me këtë që po paralajmëronte të bënte, Shkodra më shumë do t’i prishte punë vetes se sa Limajt.

Tahir Rrecaj, avokati i Fatmir Limajt kishte kërkuar që këta sms të refuzohen si prova, por sot gjykata e refuzoi kërkesën e Rrecajt.

Edhe sot po e vazhdon dëshminë e tij ish-kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa, i cili po merret në pyetje nga prokurori në lidhje me sms-të e shkëmbyer me Mehmet Shkodrën.

Mustafa edhe sot, sikurse dje ka kërkuar që seanca ku po jep dëshminë të mos xhirohet nga mediet.

http://kallxo.com/qemajl-mustafa-ne-gjykimin-e-limajt/

Në këtë proces gjyqësor Fatmir Limaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar. Për të njëjtat vepra ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku e Florim Zuka.

Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT1 dhe 2 më 30 tetor të vitit të kaluar e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

http://kallxo.com/fatmir-limaj-kjo-aktakuze-eshte-ngritur-me-urdher-politik/