Foto: SKV

SKV: Gjykata Vazhdon Dhunën e Policisë Ndaj Aktivistëve

Gjykata Themelore e Prishtinës sot u ka caktuar nga 1 muaj paraburgim gjashtë aktivistëve të Organizatës Studentore SKV, të cilët ishin arrestuar para disa netësh, gjatë një konfrontimi me Policinë e Kosovës.

E sipas kësaj organizate, kjo masë ndaj aktivistëve është marrë për ta arsyetuar dhunën brutale që është përdorur nga policia atë natë.

“Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), nga intervistimi, shikimi i dosjeve policore, i evidencave mjekësore dhe observimi, ka deklaruar se gjatë fazës së arrestimit të aktivistëve, transportimit të tyre me makina të policisë, madje edhe gjatë qëndrimit në Stacionin Policor në Prishtinë, është përdorur dhunë fizike dhe ofendime si fyerje, sharje e kërcënime. Ky vendim i Gjykatës është vetëm një tentativë e ulët, për të mbuluar lëndimet të cilat u janë shkaktuar aktivistëve tanë”, thuhet në komunikatën e SKV-së.

Përmes kësaj komunikate ata i kanë bërë thirrje Gjykatës që të dënojë policët që keqpërdorën detyrën zyrtare si dhe kanë ftuar prokurorinë që të fillojë hetimet për tejkalimet e kompetencave nga ana e pjesëtarëve të Policisë.

KALLXO.com shkroi më herët për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit.

http://kallxo.com/gjykata-vendos-per-gjashte-te-arrestuarit-e-skv-se/

KALLXO.com ka publikuar edhe videon kur kishte filluar konfrontimi në mes të zyrtarëve policorë dhe aktivistëve të SKV-së që ishin mbledhur për të festuar 8 vjetorin e themelimit të kësaj organizate.

http://kallxo.com/video-momenti-i-konfrontimit-ndermjet-policise-dhe-skv-se/