Skulptorja pejane Arjeta Miftari ekspozon në Paris

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris të Francës, do të hapë të mërkurën ekspozitën “Hyjneshat” të skulptores kosovare Arjeta Miftari.

Ekspozita do të hapet në ambientet e ambasadës duke filluar nga ora 19:00, ku do të ekspozohet skulptura tashmë të njohura të artistes Miftari.

Ka qenë vetë skulptorja Miftari që ka bërë të ditur hapjen e ekspozitës në Paris, përmes llogarisë së saj në rrjetin social Facebook.

“Ekspozitë me karakter promovues është një mundësi e mirë për të promovuar një pjesë të punës time, që padyshim ndërlidhet edhe me trashëgiminë e pasur kulturore që ka Kosova”, ka shkruar ndër të tjerash Miftari.