Skenderaj: Policia i gjen në shtëpi një Kallashnikov dhe një pistoletë

Një burrë është arrestuar në fshatin Qubrel të Skenderajt, pasi Gjykata e Mitrovicës, dega Skenderaj, kishte lëshuar urdhëresë për kontrollimin e shtëpive të tij, ku edhe janë gjetur armë.

Me anë të raportit, Policia e Kosovës ka njoftuar se pasi i është bërë kontrolli i dy shtëpive dhe objekteve përcjellëse, i janë gjetur dhe konfiskuar, një armë automatike AK-47 me 9 fishekë dhe një pistoletë.

Ndërkohë që i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.