Skenderaj, marsh në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

Shoqata e Personave me Aftësi te Kufizuara në Skenderaj ka organizuar një marsh sensibilizues në nder të 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara në të cilin kanë marrë pjesë zyrtarë dhe qytetarë tjerë.

Në të njëjtën kohë Kuvendi Komunal i Skenderajt para marshit kishte mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku kanë diskutuar për gjendjen e kësaj kategorie.

Sipas një njoftimi të komunës thuhet se pas diskutimeve, është formuar komisioni nga Kuvendi, i përbërë prej 7 anëtarëve (5 nga legjislativi dhe 2 nga shoqatat e personave me aftësi të kufizuar), i cili ka nxjerr disa rekomandime për zbatim nga ana e Ekzekutivit Komunal të Skenderajt.

Marshit sensibilizues “EDHE UNË DUA TË KEM QASJE”, e organizuar nga Shoqata e Personave me Aftësi te Kufizuara në Skenderaj “HANDIKOS SK” i është bashkangjitur edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu të cilën e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Facebook”.