Ilustrim

Skenderaj, goditet me mjet të fortë në kokë në oborrin e tij

Një qytetar i Skenderajt ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi nga një person i panjohur është goditur me mjet të fortë disa herë në kokë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20.

Sipas Policisë, viktima ka raportuar se pasi kishte përfunduar punën në marketin e tij, kur kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij një person i panjohur befasisht e kishte goditur me mjet të fortë disa herë në kokë.

Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ndihma e parë i është dhënë në QKMF në Skenderaj dhe më pas ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Sipas mjekut, lëndimet e viktimës janë lëndime të rënda trupore.

Deri me tani nuk dihet shkaku i këtij sulmi dhe Policia nuk ka identifikuar ndonjë person t] dyshuar.

Rasti është nën hetime.