Skenderaj, arrestohen tre persona për vjedhje të rrjetave të armaturës

Tre persona të moshës 18 vjeçare janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia në rajonin e Skenderaj, për veprën penale të vjedhjes.

Sipas njoftimit të policisë, hetuesit policorë në Skenderaj, pas ndërmarrjes së veprimeve të duhura hetimore, gjatë ditës së djeshme mbi dyshimet e arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar tre të dyshuar për rastin e veprës penale vjedhje.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit K. V, 18 vjeçar, D. Sh, 18 vjeçar dhe E. H, 18 vjeçar, dyshohen se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të vjedhjes të raportuar një ditë më parë në Skenderaj, me ç ‘rast tre të dyshuarit në një vend punishte private kishin vjedhur një sasi të rrjetave të armaturës.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas procedurave intervistuese, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.