Foto: Ilustrim

Skenderaj - Arrestohen pasi e shesin kallashnikov-in e vjedhur

Dy persona janë arrestuar dje nga policia në Skenderaj për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit, njëri nga të dyshuarit, kishte vjedhur një kallashnikov me një karikator dhe një dylbi të armës.

Të gjitha këto, i dyshuari i ka shitur tek i dyshuari tjetër.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 09:30, arma në fjalë është konfiskuar nga njësit policore dhe me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë  liruar në procedurë të rregullt.