Senati i UP-së - Foto: KALLXO.com

Skender Ahmeti bëhet Prodekan në FIEK

Në mbledhjen e 45 të senatit të Univërsitetit të Prishtinës u miratuan njëzëri pika 2, pika 5 dhe pika 6 e rendit të ditës.

U miratua propozimi i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike  për zgjedhjen e prof.asoc.dr. Skender Ahmeti, prodekan për çështje financiare.

Gjithashtu u vendos pozitivisht për kërkesën e prof.ass.dr. Selim Bezeraj për një vit të lirë akademik me pagesë, më qëllim të ngritjes akademike në kuadër të Universitetit Benedict International Education Group në Zvicër.

Dekani i fakultetit të filozofisë, Bujar Dugolli tha se e mbështesin profesorin në fjalë pasi do t’i mbajë ligjëratat e koncentruara.

“Ne e kemi analizuar si fakultet dhe kemi vendosur ta mbështesim, mësimi do të mbahet më i koncentruar siç jemi marrë vesh me profesorin”, tha Dugolli.

Në këtë mbledhje të senatit u miratuan edhe kërkesat e temës dhe aprovimi i mentorit sipas raportit të KQSD-së për kandidatët në studimet e doktoratës dhe njësitë akademike, Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

KALLXO.com e transmeton live mbledhjen e senatit të UP-së.