Skandali seksual në Drenas, Imer Beka konfirmon lirimin e policit

23:18

Kryeprokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Imer Beka, ka konfirmuar informacionin e KALLXO.com për lirimin nga paraburgimi të policit Vesel Veseli dhe të profesorit, të cilët dyshohen për skandalin seksual me një nxënëse të Drenasit.

“Po, është e vërtetë që atyre u është ndryshuar masa e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak”, ka thënë kryeprokurori Imer Beka për KALLXO.com.

23:04

Prokuroria e Prishtinës ia ka zbutur masën e sigurisë policit të suspenduar V. V., i cili dyshohet për rastin e vajzës nga Drenasi.

Lajmin për lirimin e Veselit nga paraburgimi e konfirmojnë burime nga Prokuroria e Prishtinës.

“Po mund të ju konfirmoj se ata nuk janë liruar, por masa e paraburgimit u është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak. Masa i është ndryshuar edhe policit, edhe profesorit”, tha për KALLXO.com burimi nga Prokuroria.V.V.së bashku me profesorin ishin arrestuar pas skandalit me të miturën e cila pretendohet se ishte abuzuar seksualisht dhe kishte abortuar një fëmijë.

Për rastin janë duke u ndjekur penalisht edhe një avokat dhe një doktor.