Skandali me ujësjellësin, të dyshuar tre zyrtarë të komunës së Drenasit

Policia e Kosovës ka intervestuar pesë persona mes tyre edhe zyrtarë të komunës së Drenasit gjatë një operacion policor.

Sipas një komunikate, tre nga të dyshuarit janë zyrtarë të komunës së Drenasit, një ish-zyrtar dhe një person i kontraktuar për menaxhimin e një projekti tenderues të disa viteve më parë.

Të dyshuarit pas intervisitimit, me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në ndalim për 48 orë.

KALLXO.com merr vesh së bëhet fjalë për projektin e ujësjellësit për 22 fshatra të Drenasit, por puna e kompanisë kontraktuese para 6 viteve më parë për vendosjen e gypave të ujësjellësit mbeti vetëm në letër si e përfunduar.

Rastin e ka iniciuar vetë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili e kishte konfirmuar në një intervistë për KALLXO.com.

 

 

https://kallxo.com/lladrovci-flet-per-kallxo-per-ujesjellesin-fantazme-ne-drenas-video/