Skandal: Vetura e policisë vozitet me gomë të prishur

Një veturë e policisë është xhiruar duke qarkulluar në një rrugë magjistrale me goma në gjendje jo të mirë.

Në videon e dërguar në redaksinë e KALLXO.com  nga një qytetar, shihet vetura e policisë, gomat e të cilës nuk janë në gjendjen e duhur për vozitje.

Sipas qytetarit, video është xhiruar dje rreth orës 14:00 në rrugën magjistrale Gjilan- Prishtinë, afër liqenit të Badovcit.

Se nuk janë në gjendje të mirë veturat zyrtare të policisë e ka thënë edhe drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ai në një intervistë për KALLXO.com ka thënë se veturat zyrtare të Policisë në shumicën e rasteve nuk janë të sigurta për vozitje për shkak të vjetërsisë dhe numrit të madh të kilometrave të kaluara.

“Policia e Kosovës disponon një numër të caktuar të automjeteve dhe numri i tyre është mjaft i madh, mirëpo gjendja faktike është pak më ndryshe meqenëse shumica e këtyre veturave janë të vjetra dhe kanë shumë kilometra të kaluara dhe mund të them që në shumicën e rasteve nuk janë të sigurta për vozitje”, ka thënë  Qalaj.

https://kallxo.com/konfirmon-drejtori-veturat-e-policise-nuk-jane-te-sigurta-per-vozitje/