Aktiviteti i Institutit Demokraci pqr Zhvillim në lidhje me gratë në tregun e punës | Foto: KALLXO.com
S’ka Zhvillim pa Përfshirje të Grave në Ekonomi
Mospjesëmarrja e grave në aktivitete ekonomike është përmendur si një nga pengesat kryesore për rritjen ekonomike të shtetit në shënimin e Ditës “Gratë Bashkëmoshatare për Zhvillim”.
Këtë ditë e shënoi sot Instituti Demokraci për Zhvillim me diskutimet për aktivizimin e grave në tregun e punës.
Instituti tregoi se sipas të dhënave të fundit 80.2 për qind të grave në Kosovë janë joaktive në tregun e punës, ndërsa sipas kësaj organizate rritja ekonomike nuk mund të bëhet pa përfshirjen e tyre në këtë treg.
“Ky fakt vazhdon të mbetet shqetësues edhe në vendin tonë, meqë shifrat tregojnë se numri i grave aktive në tregun tonë të punës është në mënyrë të konsiderueshme më i ulët krahasuar me vendet e rajonit dhe me gjerë”, tha Emini.
Në aktivitetin e Institutit Demokraci për Zhvillim të pranishëm ishin edhe gratë ndërmarrëse Linda Shala, Donjeta Sahatçiu, Zana Idrizi, Leana Mahmuti.
Linda Shala, zëvendëskryetare e Odës Ekonomike të Grave dhe ndërmarrëse ka treguar se të bërit biznes në Kosovë ishte një sfidë mjaft e madhe.
Ndërsa Miranda Jolicoeur, zëvendësdrejtoreshë në USAID, ka falënderuar gratë ndërmarrëse të cilat po i ndajnë përvojat dhe sfidat e tyre më gratë e reja në tregun e punës.
Ky aktivitet u financua nga USAID dhe u mbështet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe Programi për Angazhim për Barazi.