S’ka më kolona në pikat kufitare Merdare e Dheu i Bardhë

Qytetarët tani presin deri në 15 minuta, rrugët janë të kalueshme.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhmin Kufitar, sot më e shkurtër ka qenë koha e pritjes për të kaluar në pikat kufitare të Kosovës për në Serbi.

Pas shumë ditëve me kolona të gjata dhe pritje deri në 10 orë. Tani vetëm 10 deri në 15 minuta iu duhet të gjithë vozitësve të presin për të kaluar në pikën kufitare Merdare dhe te Dheu i Bardhë.