Komisioni pa kuorum | Foto: KALLXO.com

S’ka Kuorum për Shqyrtimin e Projektligjit të Festave

Për mungesë kuorumi nuk u shqyrtua Projektligji për Festat Zyrtare në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Në mbledhjen e komisionit ishin të pranishëm vetëm nënkryetari i tij Agim Çeku dhe anëtarët Kimete Berisha, Veton Berisha, Fisnik Ismajli dhe Cerim Bajrami, ndërsa munguan kryetarja dhe tre anëtarë të Listës Serbe që po bojkotojnë punën e institucioneve dhe dy anëtarë tjerë nga komunitetet.

Për mungesë kuorumi mbledhja e Komisionit për Komunitete u shty për nesër.

Me ligjin aktual për festat zyrtare nëse një festë e tillë bie gjatë vikendit, pushimi për të bartet në ditën e parë të punës pas kësaj feste.

Në vitin 2015 u synua që kjo praktikë e bartjes së pushimit në ditë punë nëse festa bie në vikend të largohet dhe të zvogëlohet numri i festave zyrtare, por atëherë projektligji nuk kaloi në Kuvend.

Ky projektligj duhet të kalonte me shumicën e votave për të deputetëve të Kuvendit dhe shumicën e votave të komuniteteve, por atëherë pro tij votuan vetëm 50 deputetë, 20 ishin kundër e 2 abstenuan.

http://kallxo.com/projektligji-per-festa-zyrtare-nuk-kalon-ne-kuvend/

Me Ligjin për Festat Zyrtare Kosova ka 11 festa të tilla. Kosova pushon edhe në Ditën e Europës më 9 maj, edhe pse europianët punojnë në këtë ditë.

http://kallxo.com/kosova-pushon-e-eulex-i-punon-per-diten-e-evropes/