Mungesë kuorumi në mbledhjen e komisionit

S’ka Kuorum për Ndryshim-Plotësimet e Ligjit për Liritë Fetare

Komisioni për të Drejtat e Njeriut nuk arriti ta zhvillojë mbledhjen e paraparë për mungesë kuorumi.

Në mbledhje pritej të shqyrtoheshin dhe miratoheshin ndryshim-plotësimet në Ligjin për Liritë Fetare.

Kryetarja e komisionit Duda Balje tha se nuk ka kuorum për zhvillim të mbledhjes.

“Kemi pritur 24 minuta dhe  s’kemi kuorum për me vëzhgu komisionin. Unë do provoj me e mbajtë mbledhjen javën e ardhshme. Më vjen keq”, tha Balje.

Në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione munguan anëtarët e Lëvizje Vetëvendosje, Listës Serbe dhe Nismës Socialdemokrate.