Lëshimi i sallës së mbledhjeve | Foto: KALLXO.com
S’ka Debat për Deharin, Opozita Lëshon Sallën
Lëvizja “Vetëvendosje” në seancën e sotme të Kuvendit kërkoi që si pikë e rendit të ditës të hyjë diskutimi për vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Kur kjo kërkesë u nxor në votim për të votuan vetëm 44 deputetë, 25 nga të cilët për, 15 kundër dhe katër abstenuan.
Pasi kërkesa e LVV-së nuk hyri në rend dite, sallën e mbledhjeve e lëshuan deputetët e “Vetëvendosjes”, AAK-së e Nismës.
Para se iniciativa për debat e “Vetëvendosjes” të nxirrej në Kuvend, shefat e grupeve parlamentare u deklaruan për të.
PDK-ja e LDK-ja dolën me qëndrim që nuk janë për debat para se organet e drejtësisë të dalin me rezultatet e tyre rreth vdekjes së Deharit, ndërsa opozita u deklarua pro këtij debati.
Para se të niste mbledhja e sotme, u takuan anëtarët e kryesisë së Kuvendit për caktimin e një mbledhjeje të jashtëzakonshme ku do të flitej në lidhje me vdekjen e Astrit deharit, por opozita nuk arriti të sigurojë nënshkrimet e 40 deputetëve të nevojshme për thirrjen e një seance të tillë, pasi dy prej tyre tërhoqën nënshkrimet.
http://kallxo.com/opozita-ende-ne-kerkim-te-nenshkrimeve-per-deharin/