Sipas Haradinajt: Aleanca nuk ka as 1 përqind, të punësuar në pozita publike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se në rastet e fundit të punësimeve politike në pozita publike partia e tij nuk ka punësuar njerëz as 1%.

“Po foli pak më sinqertë më së pari po Aleanca ka 10% të popullit të Kosovës të punësuar tash sipas disa statistikave të OJQ-ve na është thënë se  15 %, por jua siguroj se as 1% s’ka njerëz të Aleancës në pozita publike”, tha Ai duke shtuar se partia e tij nuk e ka pru Kosovën në këtë gjendje.

“Nuk është në rregull me bë goditje tek ata që se kanë pru Kosovën në këtë gjendje”, shtoi ai pas mbledhjes se Qeverisë.