Sindikalistët e PTK-së takohen me Kryeprokurorin e Shtetit

Gjatë ditës së sotme sindikalistët e Postë Telekomit të Kosovës në një takim zyrtar janë takuar me zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

FSP-PTK është përfaqësuar nga kryetari Lamih Balaj me bashkëpunëtorin Naim Haliti.

Sipas njoftimit të sindikatës, ata janë takuar për të diskutuar rreth kontratave të dëmshme, në veçanti atë që posta e ka me Z- Mobile.

“Në vazhdën e angazhimeve të FSP-PTK , sot është zhvilluar një takim zyrtar me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. FSP-PTK është përfaqësuar nga Kryetari Z. Lamih Balaj me bashkëpunëtorin Z. Naim Haliti, takimi ishte shumë përmbajtjesor, ku janë diskutuar shqetësimet e ngritura nga FSP-PTK rreth kontratave të dëmshme, me theks të veçantë kontrata me Z-Mobile. FSP-PTK falënderon Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e sindikatës.